Lajmet

AMD lëshon shfletuesin e ri 3D Multimedia beta

Apr 14 2009
0 Shpërndarje
AMD lëshon  shfletuesin e ri 3D Multimedia beta

altProdhuesi i çipave Advanced Micro Devices (AMD) e la lëshuar kopjen testuese të shfletuesit të ri 3D. Ky shfletues është i dizajnuar që t’ju mundësojë përdoruesve shpërndarjen e lehtë të skedarëve multimedia nëpër rrjetet shoqërore.

“Shfletuesi i quajtur Fusion Media Explorer u lejon përdoruesve të shfletojnë melodi dhe t’i shpërndajnë video albumet nëpër rrjete shoqërore” – thotë Casey Gotcher, drejtor i produkteve të marketingut në AMD. 

AMD i ka të integruara në softuer ueb faqet e rrjeteve shoqërore si Facebook, Youtube për të ngarkuar dhe shpërndarë me lehtësi skedarët. Gjatë shfletimit, përdoruesit vetëm duhet të zgjedhin videot dhe të bëjnë drag and drop për t’i ngarkuar ato në Facebook apo Youtube.

Po në këtë mënyrë mund të bëhet edhe shkarkimi i skedarëve multimedialë. Më një drag and drop, skedarët mund të shkarkohen drejtpërdrejt nga Facebook dhe Youtube drejt në PC-në tuaj. Ndërkohë softuerin mund ta shkarkoni drejtpërdrejt nga uen faqja e AMD-së.

 

 

Lajmet e fundit>