Biznes

AMD me çmime të reja në Ultrabook

Jun 10 2012
0 Shpërndarje
AMD me çmime të reja në Ultrabook

AMD njoftoi prodhimin e serisë së re të APU-së, e projektuar për notebook, me qëllim konkurencën kundër Ultrabook të Intel-it. AMD synon që konsumatorët të informohen për disa ndryshime të rëndësishme. Ajo mendon se Intel ka krijuar shumë rregulla në platformën e Ultrabook, duke i bërë ata më të kushtueshëm sesa duhet të ishin në të vërtetë.

AMD tha se objektivi i saj do të jetë çmimi më i ulët, 599 dollarë, ndërsa më i larti 899 dollarë, sipas Digitimes. Noshta mund të ketë edhe një notebook shumë të hollë në të ardhmen për 549 dollarë. Sa për krahasim, shumica e Ultrabook-ve variojnë në çmimet 749 deri në 1499 dollarë.

Të gjitha këto tingëllojnë shumë mirë, por a do të jenë Ultrabook i AMD-së i një cilësie që do të sjellë konkurencë? Kjo mbetet për t’u parë, gjithësesi mund të prisni procesorë quad-core, grafikë të mirë (Radeon HD seria 7000), porta USB 3.0 dhe një jetëgjatësi të lartë baterie, të gjitha të mundësuara nga seria e re e AMD, E-Series. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>