Harduer

AMD me GPU-në më të shpejt

Jun 26 2012
0 Shpërndarje
AMD me GPU-në më të shpejt

Pas suksesit me lansimin e GPU-së së parë 28nm gjatë muajit janar, AMD edhe gjatë muajve në vazhdim filloi të prodhoj një seri të tërë GPU Radeon HD 7000. Seria e fundit e kartelave grafike ishin Radeon HD 7870 dhe 7850, që u ngjanin shumë kartelave të Nvidias GeForce GTX 680. Nuk u desh shumë kohë që GTX 680 ose ndryshe Kepler t’ia merrte primatin Radeon HD 7970, dhe të shëndrrohej në GPU-në më të shpejt ne botë. AMD u përpoq të vazhdonte ende në treg duke ulur çmimet e serive 7900 dhe 7800. Megjithatë, në fund, ndoshta lajmi më i mirë për AMD erdhi nga mungesa e sasive të GTX 680.

Në fakt, edhe sot të vësh duart në një GeFocre GTX 680 nuk është e lehtë dhe ata që e posedojnë një të tillë, ka të ngjarë që e kanë paguar më shtrenjtë se çmimi i deklaruar prej 499$. Kjo nuk e ndaloi Nvidian që të shfaqë përsëri GeForce GTX 670 dy muaj më vonë me një çmim prej 399$. Në atë çmim, GTX 670 kushton më pak se Radeon HD 7970 duke dhënë të njëjtën performansë.

Ndërkohë, kartela e Nvidias ishte rreth 5% më e shpejt se Radeon HD 7970, dhe në momente të caktuara ajo mund të shkonte edhe deri në 30% më shpejt, dhe kjo ishte arsyeja që versioni 7970 u ul në çmim nga 549$ në 449$. Në ditët e sotme duket se AMD po kërkon që patjetër të jetë e para duke ofruar GPU-në më të shpejt dhe me një çmim mesatar. Radeon HD 7970 GHz ofron shpejtësi ore (clock) prej 1GHz, bashkë më një memorje GDDR5 që punon në 1500MHz, AMD planifikon të shesë këtë kartelë me një çmim 449$, por a ja vlenë?

Versioni i 7970 GHz në detaje

Për ata që janë të njohur me Radeon HD 7970 nuk ka shumë gjëra që s’i keni parë më parë. Në thelb është e njëjta kartelë me fuqi dhe shpejtësi pak më të madhe dhe një çmim pak më të lartë. Ndërsa, kartelat standarte Radeon HD 7970 ofrojnë shpejtësi ore 925MHz dhe shpejtësi memorje prej 1375MHz, versioni i GHz i ka rritur parametrat në 1000MHz/1500MHz, pra me një rritje përkatësisht në të dyja 8% dhe 9% e cila nuk është në përputhje me rritjen prej 11% të çmimit.

Më e habitshme, është se përdoruesit mund ta blejnë tashmë kartelën Radeon HD 7970 e cila është përmirësuar në më shumë se 1GHz. PowerColor PCS+ AX7970 vjen me një shpejtësi ore 1.1GHz dhe një memorje më të vogël prej 1425MHz, por me një çmim vetëm 490$. AMD ndjehet shumë e sigurtë se me një rritje kaq të vogël të shpejtësisë do të jetë në gjendje t’ja marrë primatin GeForce GTX 680. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>