Harduer

AMD me procesor për netbook në vitin 2011

Mar 12 2010
0 Shpërndarje
AMD me procesor për netbook në vitin 2011

Deri më tani tregjet e netbook dhe nettop janë pothuajse tërësisht të definuara si sisteme të ndërtuara rreth platformës Atom nga Intel , me pajisja të pakta të bazuara në ARM.

Tani prodhues i cipave AMD, duket se e ka marrë seriozisht çështjen e netbook-ve dhe ka vendosur që të paraqes një procesor të veçantë në linjën e saj Fusion, i cili si fokusim do të ketë tregun e netbook-ëve. Procesorët e parë Fusion për netbook pritet të mbërrijë në fillim të vitit 2011.

Linja Fusion e AMD  synon të konkurrojë  në territorin e njëjtë Core i5 dhe i7 të Intel, duke kombinuar bërthama të shumta përpunuese me sisteme grafike të integruara nga ATI.

Linja është e ndarë tashmë në dy degë: “Bulldozer” do të synojë serverët dhe sistemet desktop, ndërsa “Bobcat” ka si objektiv laptopët.

Procesori për netbook ka gjasa të jetë pjesë e linjës Bobcat dhe më së shumti pritet që të jetë pjesë e re e jo një version i modifikuar i ndonjë procesori ekzistues.

Për dallim prej Atom, AMD planifikon ofertën e saj për netbook që të bartë aftësi të theksuara grafike në mënyrë që përdoruesit që kërkojnë platformë të qëndrueshme argëtuese dhe multimediale, të mos kërkojnë diçka me grafikë Nvidia Ion të montuar në të.

Sipas raporteve nga Hardware Central thuhet se çipi ka në shënjestër sistemet me ekrane 10 dhe 12 inç, dhe do të konsumojë prej 10 deri në 15 wat energji.

Pavarësisht se AMD ka pasur sukses të konsiderueshëm së fundi me produktin e saj grafik ATI, disa vëzhgues të industrisë janë skeptik rreth konkurrimit me platformën e lirë Nvidia Ion, që veçse ka një pjesëmarrje të mirë në treg.

Lajmet e fundit>