Harduer

AMD nxjerr në shitje procesorët e parë gjashtë bërthamësh Ryzen 5

Apr 12 2017
0 Shpërndarje
Dy modelet janë procesorët gjashtë bërthamësh me performancën më të lartë me fuqi të ulët që konsumatorët mund të blejnë me deri në 12 procese. AMD nxjerr në shitje procesorët e parë gjashtë bërthamësh Ryzen 5

Pasi lançoi procesorët e parë Ryzen 7 gjatë muajit Mars, AMD erdhi me një surprizë ditën e Marte për adhuruesit e lojërave.

Kompania prezantoi një procesor të ri Ryzen bazuar në arkitekturën Zen i cili ofron 52% më shumë performancë sesa gjenerata e kaluar.

Familja Ryzen e procesorëve të AMD pritet të jetë ndër më kompetitive në dekadën e fundit me një rritje të bujshme të performancës me 87%, një shifër të cilën e demonstron mese mirë krahasimi mes AMD Ryzen 5 1600X dhe Core i5 7600K.

Duke filluar nga dita e sotme pjesë e familjes Ryzen 5 do të jetë katër modele të reja, dy me gjashtë bërthama dhe dy me katër bërthama ku të gjithë karakterizohen nga teknologjia me shumë procese – threads.

Të gjitha modelet Ryzen mbështetin arkitekturën e re AM4. AMD Ryzen 5 1600X dhe 1600 janë dizajnuar për një eksperiencë të paharrueshme lojërash duke ofruar një performancë të klasit “WorkStation.”

Dy modelet janë procesorët gjashtë bërthamësh me performancën më të lartë me fuqi të ulët që konsumatorët mund të blejnë me deri në 12 procese.

Sakaq AMD Ryzen 5 1500X dhe 1400 shënjestrojnë gjithashtu segmentin e video lojërave me katër bërthama dhe 8 procese. Modeli 1500X ka një frekuencë turbo shtesë me 200 Mhz kur përdoret në kushte optimale ajrimi.

Çmimet e procesorët do të variojnë mes 170 dollar deri në 250 dollar. /PCWorld Albanian

Tags >

AMDRyzen
Lajmet e fundit>