Lajmet

AMD nxjerr sekretet e Microsoft: Windows 10 do të debutojë zyrtarisht në fund të muajit Korrik

Apr 20 2015
0 Shpërndarje
AMD nxjerr sekretet e Microsoft: Windows 10 do të debutojë zyrtarisht në fund të muajit Korrik

Microsoft-windows-10-logoMicrosoft Windows 10 me shumë gjasa do të shohë një debutim zyrtar në fund të muajit Korrik sipas gjigandit të prodhimit të çipeve AMD. Javën e shkuar gjatë një telefonate, shefja ekzekutive e AMD-së ndër të tjera u shpreh: “me Windows 10 që po vjen në fund të muajit korrik, po mendojmë së shfrytëzojmë impaktin e rikthimit të nxënësve në shkolla …”.

Microsoft kishte vënë në dijeni më parë për mbërritjen e Windows 10 gjatë stinës së verës në 190 shtete dhe 111 gjuhë por kompania nuk dha një datë ekzakte. Mundet që ky informacion nga AMD-ja të mos jetë i saktë, por një gjë është e sigurt, se kjo kompani është në dijeni të gjitha planeve të Microsoft sepse duhet të bëjë gati harduerin për këtë sistem operativ.

Aktualisht Windows 10 gjendet në faze eksperimentale në formën e Vëzhgimeve Teknike ndërsa nga fundi i këtij muaji presim që gjigandi i sistemit operativ të zbulojë më shumë detaje në konferencën vjetore “Build”. Gjatë kësaj konference pritet edhe një emërtim zyrtar i shfletuesit Spartan. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>