Lajmet

AMD paraqet çipin grafik me DirectX 11

Jun 3 2009
0 Shpërndarje
AMD paraqet çipin grafik me DirectX 11

altProdhuesi i çipave AMD, ka demonstruar atë për të cilën pretendohet të jetë procesori i parë grafik me Microsoft DirectX 11.
 

Nuk do të paraqitet në treg deri në fund të këtij viti por AMD thekson se veçoritë që përfshijnë edhe mozaiqe, do të përmirësojnë performancën e lojërave duke përdorur gjeneratën e gjashtë të teknologjisë AMD. Kalkuluesi i shader-ve, një veçori tjetër e DirectX 11 do të ndihmojë që Windows 7 të punojë më shpejtë në shumë aplikacione, në momentin që do të lidhet me kartelën grafike të AMD-s, me DirectX 11.
 

Shembulli që ka ofruar AMD për këtë, është konvertimi i videove për lëshim në lexues të lëvizshëm medial, duke përfshirë përdorimin e ndërfaqes tërhiq dhe lësho. AMD pretendon se zhvillimi i DirectX 11 është vendosur në çipat e saj duke përfshirë shader llogaritës, mozaik, Fetch 4, filter të veçantë, anti-aliasing dhe hijëzim të mbyllur mirë për ambiente të definicionit të lartë.
 

 

Lajmet e fundit>