Harduer

AMD paraqet kartën e saj grafike më të fuqishme

Jun 18 2012
0 Shpërndarje
AMD paraqet kartën e saj grafike më të fuqishme

Profesionistët e kartave grafike po kërkojnë gjithmonë më shumë në fushën e potencialeve dhe AMD shpreson t’i kënaqë këto kërkesa. Javën e kaluar, AMD prezantoi kartën FirePro W600, karta e parë që kishte teknologjinë 28nm dhe GCN. Shpresojmë mos ta keni blerë direkt, pasi sot AMD prezantoi babain e W600. Karta e re quhet GPU FirePro W9000 dhe është një bishë e vertetë. Por, a e keni parë dhe Radeon 7990?

Së pari, FirePro W900, ka teknologjinë e njëjtë 28nm me GPU Tahiti. Kjo kartë ka memorje 6GB GDDR5 dhe ka gjashtë porta ndërfaqje. Është e aftë të transmetojë 264.8 milionë piksela në sekondë, me 4 TFLOPS.

Tani për pjesën interesante: në prezantimin e FirePro W9000, u paraqit dhe një kartë që ngan si tipikja e serisë 7000 të Radeon, gjithsesi kishte ndryshime të ndryshme duke përfshirë këtru 3 ventilatorë. A ka qenë kjo karta dual-GPU Radeon 7990?

Gjatë konferencës një nga gazetarët e pyeti prezantuesin se çfarë ishte ajo karta, Ai duke u drejtuar nga publiku tha vetëm këto fjalë: “Një kartë dual GPU që do të lançohet më vonë këtë vit.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>