Harduer

AMD prezantoi kartën grafike buxhetore profesionale WX 8200

Aug 15 2018
0 Shpërndarje
Por WX 8200 vjen me gjysmën e çmimit prej 999 dollarësh duke lënë pas në performancë rivalin e përafërt në çmim Quadro P4000. AMD prezantoi kartën grafike buxhetore profesionale WX 8200

Jo vetëm që ka shtyrë Intel drejt limiteve me procesorët buxhetor siç është rasti i Ryzen Threadripper me 32 bërthama, por po vë në vështirësi edhe NVIDIA.

AMD prezantoi kartën e re grafike Radeon Pro WX8200 e cila nuk u dedikohet lojtarëve por profesionistëve dhe krijuesve të përmbajtjeve.

Me 8GB ECC RAM dhe arkitekturën Vega 10 me 10.8 teraflops performancë, kjo kartë grafike i afrohet flagshipit WX 9100.

Por WX 8200 vjen me gjysmën e çmimit prej 999 dollarësh duke lënë pas në performancë rivalin e përafërt në çmim Quadro P4000.

WX 8200 është një version i WX 9100 por me performancë të reduktuar dhe gjysmën e memories RAM.

Çmimi pritet të tërheqë vëmendjen e krijuesve të përmbajtjeve. Kartat grafike profesionale vinë me funksione që kartat standarde të lojëra nuk i kanë si është mbështetja për ngjyra 10-bit në OpenGL në Photoshop. /PCWorld Albanian

Tags >

AMDNvidia
Lajmet e fundit>