Harduer

AMD prezantoi katër modele të reja të serive Radeon RX 500

Apr 19 2017
0 Shpërndarje
Kostoja e kartave grafike varion nga 70 dollar në 229 dollar. Ato janë ndërtuar për 80% të lojtarëve të cilët kanë karta grafike më të vjetra sesa modelet R9 380X. AMD prezantoi katër modele të reja të serive Radeon RX 500 Photo Source: AMD

AMD prezantoi katër karta të reja grafike me kosto të ulët të serive AMD Radeon RX 500 të bazuar në arkitekturën Polaris e cila debutoi në 2016-ën.

Konkretisht Radeon RX580, 570, 560 dhe 550 janë gati të ballafaqohen me grafikat Nvidia me kosto të ulët.

Kostoja e kartave grafike varion nga 70 dollar në 229 dollar. Ato janë ndërtuar për 80% të lojtarëve të cilët kanë karta grafike më të vjetra sesa modelet R9 380X.

Grafikat kanë frekuenca më të larta dhe arkitekturën e re FinFET 14 nanometër. Modeli 580 është 1.6 herë më i shpejtë sesa R9 380X ndërsa 570 është 2.4 herë më e shpejtë sesa R9 370. 560 është dyherë më e shpejtë sesa paraardhësi ndërsa 550 është pesë herë më e shpejtë sesa grafikat e integruara.

Shpejtësia bazë e 580 është 1257 Mhz dhe mund të arrijë deri në 1340 Mhz me 36 njësi përpunimi, 2,304 procesorë dhe 8GB memorje GDDR5. Kjo kartë grafike luan lojëra si Battlefield 1 me 69 frekuenca në sekondë në 1080p.

Po të krahasojmë me paraardhësin Radeon R9 380X, ky i fundit luan Battlefield 1 me 43 frekuenca në sekond.

Sakaq 570 ka 32 njësi përpunimi dhe 4GB GDDR5. 560 ka 16 njësi përpunimi dhe 4GB memorje ndërsa 550 vetëm 8 njësi dhe 2GB memorje. /PCWorld Albanian

Tags >

AMDRadeon
Lajmet e fundit>