Harduer

AMD prezantoi një procesor të ri Threadripper me 8 bërthama dhe kosto 549 dollar

Jul 31 2017
0 Shpërndarje
AMD tha se edhe Threadripper 1920X me 12 bërthama do të jetë më i shpejtë sesa Core i9-7900X edhe pse kushton 200 dollar më pak. AMD prezantoi një procesor të ri Threadripper me 8 bërthama dhe kosto 549 dollar Photo Source: IDG

Ndërsa vijon sulmin ndaj procesorët të rangut të lartë të Intel, AMD ditën e Hëne prezantoi një procesor të tretë Ryzen Threadripper me çmim prej 549 dollar.

Ryzen Threadripper 1900x përmban 8 bërthama dhe 16 threads por ndryshe nga Ryzen 7 i cili ka të njëjtin konfigurim, 1900X mund të implementohet në foletë x399.

Një prej disavantazheve të Ryzen 7 me 8 bërthama është platforma e saj me fuqi të ulët x370 e cila ofron vetëm 20 linja PCIe për grafikat dhe disqet M.2.

Ndërsa Threadripper 1900X përdor një platformë të fuqishme. Aj0 mbështet 64 linja PCIe si dhe katër kanale memorjeje.

1900X është një procesor Ryzen 7 por në një sistem më të fuqishëm. Ryzen Threadripper 1900X do të ketë frekuencë prej 3.8 Ghz dhe Turbo 4.0 Ghz.

Kjo frekuencë është më e lartë sesa Threadripper 1920X i cili ka 12 bërthama dhe 3.5Ghz bazë dhe Threadripper 1950X i cili ka 16 bërthama dhe frekuencë bazë 3.4Ghz.

Gjatë prezantimit të procesorit të ri, ekzekutivët e kompanisë bënë një krahasim mes Threadripper 1950X me 16 bërthama me procesorin Core i9-7900X. Ndërsa të dy çipet kushtojnë 1,000 dollar, AMD prezanton se procesori i tyre është mes 15-55% më i shpejtë.

AMD tha se edhe Threadripper 1920X me 12 bërthama do të jetë më i shpejtë sesa Core i9-7900X edhe pse kushton 200 dollar më pak.

Ryzen Threadripper 1950X dhe 1920X dalin në shitje më 10 Gusht ndërsa procesori i ri Threadripper 1900X më 31 Gusht. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>