Harduer

AMD publikoi çmimet e procesorëve Ryzen 5, në shitje nga 11 Prilli

Mar 16 2017
0 Shpërndarje
Advanced Micro Systems publikoi ditën e djeshme çmimet dhe datën e daljes në shitje të procesorëve Ryzen 5, një prej linjave më të shumëpritura pas rangut të lartë Ryzen 7. AMD publikoi çmimet e procesorëve Ryzen 5, në shitje nga 11 Prilli Photo Source: IDG

AMD tha se procesorët dalin në shitje më 11 Prill, të njëjtën ditë kur do të pranojë porositë e para për këto procesorë. Të katër procesorët Ryzen 5 do të kushtojnë poshtë 250 dollarëve, po aq sa kushtojnë edhe modelet Core i5.

Por numri i bërthamave dhe proceseve të Ryzen 5 mund të matet me ato të Core i7, duke ofruar shumë më tepër sesa kostoja.

Katër anëtarët e parë të familjes Ryzen 5 janë:

  • Ryzen 5 1400, 4 bërthama/8 procese me frekuencë 3.2 Ghz dhe Turbo 3.4 Ghz (169 dollar)
  • Ryzen 5 1500X, 4 bërthama/8 procese me frekuencë 3.5 Ghz dhe Turbo 3.7 Ghz (189 dollar)
  • Ryzen 5 1600, 6 bërthama/ 12 procese me frekuencë 3.2 ghz dhe Turbo 3.6 Ghz (219 dollar)
  • Ryzen 6 1600x, 6 bërthama/12 procese me frekuencë 3.6 Ghz dhe Turbo 4.0 Ghz (249 dollar)

Intel ka vijuar të ruajë të pandryshuar koston e procesorëve të saj, që do të thotë se avantazhi i Ryzen 5 qëndron tek fuqia e lartë me kosto të ulët që ofron.

Specifikisht AMD vendos përball Core i5-7600K me 4 bërthama dhe 4 procese modelin Ryzen 5 1600X i cili ka trefishin e numrit të proceseve që mund të përpunojë në të njëjtën kohë.

Sakaq procesori Intel me kosto më të ulët me 6 bërthama është modelin 389 dollarësh Core i7-5820K. Sipas AMD Ryzen 1600x do të ofrojë deri në 69%+ më shumë performancë sesa Core i5-7600K. /PCWorld Albanian

 

Lajmet e fundit>