Lajmet

AMD rreth grafikës së Hemlock dhe më shumë

Nov 12 2009
0 Shpërndarje
AMD rreth grafikës së Hemlock dhe më shumë

“Hemlock to të lancohet javën e ardhshme” tha Z.V. Presidenti i Përgjithshëm i AMD, Rick Bergman të Mërkurën në mëngjes në një konferencë live.

Bergman gjithashtu foli rreth platformës së gjeneratës së tretë të laptopëve ultraportabël “Nile”, duke theksuar se kjo platformë “Do të sjelli eksperiencën e plotë të PC-së në një ultra-të-hollë dhe jetëgjatësi baterie mbi shtatë orë”. Platforma parashikohet të prezantohet në gjysmën e parë të vitit 2010.

Gjithashtu u prek teka “Danube”, platforma e parë quad-core për laptopë nga AMD e cila do të përdori Direct Compute të Windows 7 dhe OpenCL të Apple. të dyja këto teknologji punojnë për të përdorur GPU-në si një akselerator të llogaritjeve të përditshme. danube është gjithashtu një platformë  në axhendë për gjysmën e parë të vitit që vjen.

Por emri më i rëndësishëm i përmendur në këtë konferencë ishte pa dyshim ai i Bulldozer, arkitektura tërësisht e re x86 e AMD e cila do tentojë të barazojë llogarinë me Intel në fushën e procesorëve. Bulldozer parashikohet të tregtohet në vitin 2011, por ekzemplarët e parë do shfaqen për testim që në gjysmën e parë të 2010, tha Bergman

Lajmet e fundit>