Harduer

AMD ruan me kujdes Fusion nga spiunët e Intel

Jun 2 2010
0 Shpërndarje
AMD ruan me kujdes Fusion nga spiunët e Intel

AMD është duke përgatitur dy version të Fusion për t’i paraqitur në treg gjatë gjysmës së parë të vitit 2011, një version kryesor të quajtur Llano dhe një version që konsumon pak energji të quajtur Ontario.  Që të dy çipat tani veçse janë të gatshëm në sasi të caktuara dhe konsumatorët janë duke treguar demonstrime funksionale të çipave prapa dyerve të mbyllura të panairit Computex që po mbahet në Taipei, tha Rick Bergman, zëvendës president dhe menaxher i përgjithshëm i grupit të produkteve të AMD-së, në një konferencë me gazetarë.

Bergman demonstroi një çip Fusion të “energjisë së ultë” duke lëshuar një lojë 3D, duke mos treguar cili version i Fusion ishte përdorur në demonstrim. Megjithatë, sistemi prototip i përdorur për të nisur demonstrimin ishte i mbyllur prapa perdeve dhe nuk u bë i dukshëm për reporterët.

Sistemi demonstrues nuk ishte gjësendi i vetëm i ndjeshëm gjatë prezantimit.

Bergman gjithashtu tregoi një mostër të një waferi të madh të mbushur me çipa Fusion gjatë fjalimit të tij, por kompania nuk i la gazetarët që të marrin fotografi të waferit gjatë një seance fotografimi të mbajtur më vonë. Arsyeja për këtë ishte sasia e madhe e sekreteve, dhe sipas një ekzekutivi të AMD, kjo është bërë për shkak të frikës se një fotografi e definicionit të lartë të waferit mund të kalojë tek duart e Intel.

Një fotografi e këtij lloji mund të shpalos sesa çipa Fusion mund të prodhohen në një wafer të vetëm, duke ofruar disa informacione rreth çmimit të prodhimit të çipit, kanë bërë të ditur ekzekutiv të kompanisë.

“Ne po përballemi me një lloj tjetër të konkurrencës” tha ai, duke iu referuar Intel-it.

Lajmet e fundit>