Biznes

AMD shkund menaxhmentin

Sep 25 2011
0 Shpërndarje
AMD shkund menaxhmentin

AMD së fundi ka bërë të ditur se Rick Berman është duke u larguar nga AMD dhe tani president dhe CEO Rory Read do të shërbejë si menaxhere e përgjithshme e grupit të produkteve të AMD. Kompania gjithashtu ka bërë të ditur se Paul Struhsaker, 49 vjeç do t’i bashkohet kompanisë për të udhëhequr divizionin e ri të biznesit komercial si zëvendës president i korporatës dhe menaxher i përgjithshëm i Divizionit Komercial. 

Struhsaker do të mbikëqyr menaxhimin e produkteve dhe planifikimet e AMD për produktet si server, kompjuterë të performancës së lartë dhe produkte embedded. Tregu komercial është mjaft i rëndësishëm për AMD dhe pjesëmarrja e Paul në ekipin e saj demonstron përkushtimin e kësaj kompanie për të tentuar rritjen në kuadër të biznesit të serverëve. 

Paul sjellë një përvojë të gjerë nga menaxhimi i biznesit dhe perspektiva e konsumatorëve në mundësitë e biznesit komercial të AMD. Kjo nënkupton se nuk ka ndryshim të CEO’s por disa fytyra të reja në kuadër të kësaj kompanie, që nuk do të thotë se është diçka e keqe. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>