Lajmet

AMD synon prodhimin 45 nm në çerekun e tretë të këtij viti

May 22 2009
0 Shpërndarje
AMD synon prodhimin 45 nm në çerekun e tretë të këtij viti

Prodhuesit e pllakave amë kanë bërë të ditur se prodhuesi i çipave AMD është duke planifikuar të lëviz prodhimin e procesorëve të saj për desktop, në një process 45 nm, më vonë gjatë këtij viti.
Momentalisht vetëm Deneb quad-core Phenom II X4 800 dhe 900 si dhe Heka triple-core Phenom II X3 700 janë të fabrikuar në teknologji 45 nm.
Callisto dual-core Phenom II X2 500 Series dhe i respektuari Athlon II X2 200, do të kalojnë në procesin 45 nm gjatë muajit qershor, ndërsa më vonë në shtator do ti përcjellin modelet quad-core Athlon II X4 600 Series dhe triple-core Athlon II X3 400 Series. AMD gjithashtu planifikon të lansoj disa CPU me kapacitet më të vogël energjetik duke përfshirë Phenom II X4 905e, Phenom II X3 705e dhe Athlon II X4 605e.
Burimi i njëjtë që u përmend më herët sugjeron se Intel ka plane për CPU Lynnfield me tri bërthama, për të cilët pritet që të paraqiten në çerekun e tretë të këtij viti me çmime që sillen prej 196 deri në 562 dollarë, në sasi prej 1.000 njësish.
 

 

Lajmet e fundit>