Harduer

AMD synon të prodhojë çipe 25 herë më efikas ndaj energjisë deri më 2020-ën

Jun 21 2014
0 Shpërndarje
AMD synon të prodhojë çipe 25 herë më efikas ndaj energjisë deri më 2020-ën

amd-mullins-die-photo-100264357-gallery-100264364-galleryKompania AMD i ka vendosur vetes një qëllim mjaft ambicioz për gjashtë vitet e ardhshme: Deri në vitin 2020, prodhuesi i çipeve synon që proçesorët të jenë 25 herë më efikas ndaj energjisë. Për të bërë një krahasim, efikasiteti në konsumin e energjisë në çipet AMD është rritur 10 herë në gjashtë vitet e fundit. AMD thotë se synon të fokusohet në konsumin e energjisë duke pasur parasysh se kompjuterët personalë të ditëve të sotme harxhojnë 1 % të gjithë energjisë në mbarë botën dhe serverët konsumojnë 1.5 %.

Gjëja më e “çmendur” është se AMD mendon se mund të lë pas ligjin Moore, që thotë në një hapësirë të caktuar është e mundur të dyfishohet numri i tranzistorëve, dhe kjo çon në rritjen e efiçencës ndaj energjisë, çdo dy vjet. Megjithëse AMD në të kaluarën ka paralajmëruar se ligji Moore do të ngadalësonte këto proçese, kompania tashmë pretendon se mund të thyejë këtë barrierë me 70 % më shumë avantazh sesa përcakton ligji në fjalë.

E rëndësishmja, siç AMD ka shpjeguar më parë, qëndron në sistemin heterogjen të arkitekturës të implementuar nga APU-të e AMD-së. Në këto çipe, proçesori (CPU) dhe karta grafike (GPU) qëndrojnë në një vend, dhe në çipet më të fundit është e mundur që CPU dhe GPU të ndajnë edhe të njëjtën rezervë memorie. Kjo bën që AMD të kalojë disa punë duke mos ngarkuar vetëm proçesorin dhe kjo rezulton në përmirësim të performancës. AMD gjithashtu po punon edhe në avancime të tjera teknologjike si për shembull menaxhim inteligjent i energjisë duke rritur ndjeshëm kohëzgjatjen kur nuk është në punë kompjuteri.

Përqendrimi i AMD-së në efiçencën e energjisë nuk është një surprizë më vete duke pasur parasysh rritjen e fuqishme të tregut të pajisjeve mobile që fuqizohen në masë nga arkitekturat e bazuara në ARM. Ndërsa rivali i AMD, Intel, ka punuar fuqimisht për t’ju adresuar këtij tregu, me çipet që kanë një konsum të vogël të energjisë për smartfonë dhe tablet, ka bërë që AMD të mbesë jashtë kësaj. Nëse AMD mund të bëjë premtime të cilat mund ti realizojë, gjashtë vitet e ardhshme mund të provojnë gjëra mjaft interesante teksa vija ndarëse mes pajisjeve mobile dhe kompjuterëve tradicional po zhduket me kalimin e kohës. (PCWorld Albanian)

Tags >

AMD
Lajmet e fundit>