Harduer

AMD Threadripper 2990WX arrin frekuencë rekord prej 6Ghz

Aug 15 2018
0 Shpërndarje
Ai shtyu procesorin drejt limiteve dhe prekur frekuencën 5,955Ghz. AMD Threadripper 2990WX arrin frekuencë rekord prej 6Ghz

Pak ditë pasi u bë i disponueshëm për konsumatorët në mbarë botën, Ryzen Threadripper u testua për të vendosur një rekord të padëgjuar më parë.

Procesori arriti frekuencën 6Ghz duke përdorur ftohje me nitrogjen nga një entuziast Indonezian, Ivan Cupa.

Ai shtyu procesorin drejt limiteve dhe prekur frekuencën 5,955Ghz.

Një javë më parë një overclocker testoi procesorin në frekuencën 5.1Ghz dhe me sukses mundi rezultatin e arritur nga procesori 28 bërthamësh i Intel në Cinebench R15 me rezultatin 7,618 për AMD me 7,344 për Intel.

Ende një tjetër overclocker i quajtur shënoi rekord në Cinebnech duke marrë 8,532 pikë edhe pse frekuenca e W2990X nuk i kaloi 5,36Ghz.

Testimi i procesorit Intel është bërë në Computex me frekuencë 5Ghz. Beteja e vërtetë mes dy procesorëve pritet të fillojë kur ky i fundit të dalë në shitje në fund të vitit. /PCWorld Albanian

Tags >

AMDintel
Lajmet e fundit>