Analiza

AMD thyen rekord botëror me procesorët FX

Sep 13 2011
0 Shpërndarje
AMD thyen rekord botëror me procesorët FX

Në qendrën e AMD në Austin ka në demonstrim shumë teste të ndryshme laboratorike dhe aty mund të shihen vargje të procesorëve FX të avancuar në takt, pastaj metoda të ndryshme të shfrytëzuara për ftohje duke përfshirë ajër, ujë dhe ndryshim fazash në harduer. Por ylli i vërtetë i ngjarjes është sistemi nitrogjen i lëngët / helium i lëngët që i ka mundësuar AMD’s të shtyjë limitin edhe më tej. AMD FX-8150 ka arritur në një shpejtësi prej mbi 8GHz dhe në këtë formë ka arritur një rekord botëror për frekuencë të procesorëve modern në këtë proces.

Caqet e AMD me overcloking janë të ndërlidhura me faktin për të treguar hapësirën e mirë për frekuencë në çipa edhe në këtë fazë të hershme të prodhimit, dhe në anën tjetër për të treguar nëse FX ka vuajtur “vrima të ftoha” kur është lëshuar të funksionojë në temperatura ekstreme të ulëta. Ajo që është parë në ngjarje është funksionimi i procesorëve FX me shpejtësi rreth 5GHz duke funksionuar me ftohje të avancuar me ajër dhe ujë, ndërsa një procesor tjetër 6 Ghz në sistem ftohjeje me ndryshim fazash, dhe në fund procesori 8GHz me ftohje me nitrogjen të lëngët dhe helium të lëngët. Voltazhat ishin mbi 1.9v dhe janë përdorur edhe për testime tjera. 

Ekipi i AMD ishte i përbërë nga Sami Maekinen, Brian Mchlachlan, Pete harman, Aarono Schradin dhe Simon Soltoko, një menaxher i lartë pranë AMD. Ekipi ka pasur sukses me disa projekte të mëhershme në lidhje me AMD-FX8150 dhe tanimë ka arritur ta rris frekuencën në 8.429 GHz. Kjo e fundit  keni parasysh se është arritur vetëm me dy bërthama funksionale prej tetë sosh sa ka procesori.

Sipas rezultateve më të fundit duket se procesorët e AMD po marrin një formë të mirë dhe sigurisht që me procesin e prodhimit Global Foundries 32nm SOI do të bëhen edhe më të mirë me kalimin e kohës. Sigurisht këtë do ta dimë në çerekun e katërt të këtij viti kur do ta lansojë AMD procesorin e ri FX. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>