Lajmet

AMD paraqet iniciativën Open Stereo 3D

Mar 15 2010
0 Shpërndarje
AMD paraqet iniciativën Open Stereo 3D

AMD ka marrë në avantazh përfundimin e Konferencës së Zhvilluesve të Lojërave për të shpalosur iniciativën e saj Open Stereo 3D. Gjersa kompania ende nuk ka arritur tërheq vëmendje më të madhe të publikut rreth këtij produkti, e as që ka lëshuar ndonjë komunikatë për media, duket se ka filluar punën në bazë të një shënimi ambicioz.

Aty thuhet se iniciativa do t’u ofrojë konsumatorëve “më shumë zgjidhje, më shumë novacion dhe kosto më të ulë”. Në terme më të afërta, kjo siç duket mund të përkthehet në produkte si teknologjia ATI Eyefinity që përkrahë 3D, panele 120 Hz, laptop me stereo 3D dhe zgjidhje tjera të ndryshme si dhe syze për shikim të përmbajtjeve 3D.

Natyrisht, asnjëra prej këtyre produkteve të paralajmëruara nuk janë ende afër debutimit, por duket se AMD ka arritur të krijojë një listë me partneritet serioz, gjë që sinjalizon një të ardhme të ndritur.

Lajmet e fundit>