Harduer

AMD përshëndetet nga ATI

Aug 30 2010
0 Shpërndarje
AMD përshëndetet nga ATI

Scott Wasson nga Tech Report shpjegon se një “motivim madhor” në vendimin e AMD-së për të eliminuar markën ATI është plani i kompanisë për të shpalosur një linjë të re produktesh që kombinon një CPU dhe një GPU në një pjesë të vetme silikoni.

“Për shembull, Llano APU më i fuqishëm, që bashkëpunon me CPU bërthama Phenom II-class, sigurisht do të jetë një GPU më i aftë, dhe do të paraqitet në gjysmën e parë të vitit 2011” shkroi Wasson.

“Dukshëm, kombinimi i teknologjive GPU dhe CPU të kompanisë në një produkt çip të vetëm mund të krijojë konfuzion për konsumatorët, nëse ata vazhdojnë të mendojnë se AMD dhe ATi janë entitete të ndara”.

Wasson shtoi se AMD ishte duke lëvizur për të zëvendësuar “ATI Radeon” dhe “ATI FirePro” me “Radeon” dhe “FirePro, së bashku me një grusht të ri të logove identifikuese AMD. “Pra nëse ju keni blerë një ATI Radeon dhe jeni krenarë për këtë fakt mos u frikësoni… Produktet e para që do të quhen me makrën AMD Radeon do të shpalosen vetëm më vonë gjatë këtij viti”.

Mund të them se kjo në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë me tregun e kartelave grafike, pasi që thjeshtë do të ketë vetëm një emër për një emër AMD, për kartela që deri dje i kemi quajtur më shumë ATI sesa ATI-AMD. Ky vendim i AMD-së ka kuptim dhe është një konsolidim i logove dhe emrave.

Lajmet e fundit>