Harduer

AMD prezanton CPU 8 bërthamësh

Aug 24 2010
0 Shpërndarje
AMD prezanton CPU 8 bërthamësh

Bulldozer e bënë një kapërcim të madh ndaj konstruksioneve të sotme me shumë bërthama. Bërthamat e sotme dual, quad dhe hexa bazohen përreth bërthamave të vetme të lidhura mes vete. Ato mund të shkëmbejnë mes vete L2 apo L3 cache, por në përgjithësi janë të ndara nga njëra-tjetra. Me Bulldozer, blloku bazë ndërtues i një çipi me shumë bërthama ndryshon nga dizajni me një bërthamë në një platformë të dyfishtë. Dy bërthama me nga dy njësi punuese renditen afër vetes dhe ndërlidhen mes vete duke shkëmbyer fetch, dekodim, floating-point scheudler dhe dy njësi të dyfishta akumuluese 128-bit, apo FPU. AMD thekson se secili modul do të jetë i dedikuar për integer schedulers, piplines dhe L1 Cache.

AMD ka bërë të ditur se Bulldozer do të jetë larg fuqisë së tanishme të Hyper-Threading të Intel, që mund të ngadalësohet kur resurset e njëjta janë të ngarkuara.

Hyper-Threading ishte shpalosur në vitin 2002 nga Intel dhe kjo teknologji shfrytëzon një bërthamë dhe shkëmben resurset e saja duke krijuar një bërthamë virtuale. Në ditët e Pentium 4, Hyper-Threading ka shtuar një rritje performance prej 10 deri në 15 për qind, dhe në çipat Core i7 një rritje prej 20 deri në 25 për qind në varësi të aplikacionit.

”Një prej gjërave më interesante këtu është se Bulldozer është një prej dizajneve të para tërësisht të reja të AMD-së në një dekadë” tha analisti Narthan Brookwood prej Insight 64. Përveç kësaj ai shtoi se dizajni i ri ndryshon gjërat në këtë treg në mënyrë emocionale sepse Bulldozer do të ketë aftësi që në mënyrë dinamike të shpërndajë resurset në detyrat përkatëse. Dhe tek Bulldozer të gjitha resurset e modulit mund të gjuhen në një detyrë të vetme, kurse në procesorët tradicional dual-core kjo nuk ishte e mundur.

Zyrtarë të AMD-së thonë se Bulldozer do të ketë si synim serverët dhe desktopët e performancës së lartë. Por lajmi i vetëm i keq është se nuk do të jetë procesorë i përshtatshëm me pllakat ekzistuese AM3, por në vend të kësaj AMD do të paraqes një port të ri AM3+.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme AMD ka prezantuar edhe disa detaje të reja rreth çipit të saj Bobcat.

Lajmet e fundit>