Lajmet

AMD punon për blu-Ray Stereoscopic 3D

Dec 8 2009
0 Shpërndarje
AMD punon për blu-Ray Stereoscopic 3D

AMD tha se po ndërton një partneritet me CyberLink. “AMD ka një traditë të gjatë dhe krenare të teknologjive novatore në treg – teknologji të cilat kanë një impakt domethënës dhe pozitiv në eksperiencën e PC-së” tha Rick Bergman, zv. president i Përgjithshëm i Departamentit të Produktit në AMD. “3D-ja stereoskopike do të jetë një ndër këto teknologji dhe për këtë arsye AMD i ka përkushtuar kohën dhe resurset e duhura kësajë teknologjie dhe në momentin kur bota të jetë gati për të, AMD do të jetë gati për tia sjellë konsumatorit, pikërisht si kemi vepruar kohët e fundit me harduerin e aftë për DirectX 11”.

Asnjë detaj i mëtejshëm nuk është bërë i ditur për teknologjinë e re, aq më pak për bashkëpunimin midis AMD e CyberLink, por Consumer Electronics Show në Janar po afron, prandaj më e keqja, është që do të presim pak për të parë rezultatet.

Lajmet e fundit>