Biznes

America First Credit Union lajmëron mbështetjen për Apple Pay

Nov 21 2014
0 Shpërndarje
America First Credit Union lajmëron mbështetjen për Apple Pay

america-first-apple-payLista e bankave dhe kartave të cilat aprovojnë mbështetje për shërbimin e pagesave Apple Pay sa vjen e rritet dita ditës. Së fundmi ka qenë America First Credit Union e cila lajmëroi sot se do të mbështesë këtë shërbim për kartat e saj Visa.

“Siguria dhe privatësia është prioriteti ynë kryesor kur vjen puna tek ofrimi për klientët tanë të risive më të fundit teknologjike dhe celulare”, thotë Rich Syme zëvendës presidenti i America First Credit Union. “Apple Pay do të na dërgojë në një nivel të ri efiçence për klientët, duke i lejuar ata të kryejnë pagesa me anën e pajisjeve të tyre celulare në një mënyrë të shpejtë,të thjeshtë dhe shumë të sigurtë.”, vazhdon ai.

Që nga lançimi i këtij shërbimi, e deri në këto momente listohen 17 banka të cilat e kanë mbështetur Apple Play, e kësaj liste i shtohet sot dhe kjo bankë. Gjithashtu dhe shumë banka të tjera kanë deklaruar se do e mbështesin këtë shërbim në të ardhmen si dhe një numër i konsiderueshëm dyqanesh. (PCWorld Albanain)

Lajmet e fundit>