Analiza

American Analytics: Përdoruesit e smartfonëve nuk shkarkojnë shumë aplikacione

Aug 24 2014
0 Shpërndarje
American Analytics: Përdoruesit e smartfonëve nuk shkarkojnë shumë aplikacione

app_download_screenshotSipas një raporti të fundit nga American Analytics të kompanisë comScore shumica e pronarëve të smartfonëve në SHBA nuk shkarkojnë asnjë aplikacion në muaj. Kjo mund të jetë sepse njerëzit nuk kanë nevojë të shkarkojnë aplikacione.

Aplikacionet që përdoruesit aktualisht kanë, janë më të përshtatshme për nevojat e tyre si: Facebook, Google, Twitter, WhatsApp, Yahoo etj. Rreth një e treta e përdoruesve të smartfonëve shkarkojnë aplikacione mesatarisht për një muaj.

“Më shumë se një e treta e përdoruesve të smartfonëve të SHBA-së shkarkojnë të paktën një aplikacion për një muaj. Sipas raportit “Mesatarisht përdoruesit e smartfonëve shkarkojnë 3 aplikacione në muaj.”

Numri total i aplikacioneve të shkarkuara është më shumë i përqendruar në një segment të vogël të popullsisë. Çdo ditë aplikacione të reja i bashkohen App Store dhe Play Store, por nuk janë aq të shumta shkarkimet e tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>