Analiza

Analistët: Apple do të shesë 39 milionë iPhone tremujorin e dytë të këtij viti

Jun 12 2014
0 Shpërndarje
Analistët: Apple do të shesë 39 milionë iPhone tremujorin e dytë të këtij viti

gsmarena_001Sipas të dhënave që vijnë nga Morgan Stanley të cilat ishin dërguar në një shkrim investitorëve, Apple po shkon drejt 39 milion smartfonëve të shitur gjatë këtij tremujori që mbaron në qershor. Për ta vendosur këtë në perspektivë Apple arriti të shiste 31.2 milion iPhone në të njëjtin tremujor vitin e kaluar, i cili po ashtu ishte me rritje krahasuar me 26 milion të shitur në 2012-ën po të njëjtën periudhë.

AlphaWise ka pasur pothuajse gjithmonë të drejtë përsa i përket shitjeve të Apple, madje shpesh herë i është afruar më shumë të dhënave të kompanisë sesa vetë Wall Street i cili sugjeron se Apple do të shiste 35 milion njësi këtë tre mujor. Kjo rritje në kërkesën nga përdoruesit mund të përkthehet në 2.8 miliardë $ fitim për Apple vetëm gjatë tremujorit të dytë, një rritje kjo me 8 % krahasuar me parashikimet.

Analistët mendojnë se një ekspansion ndërkombëtar dhe promovimi nga kompanitë celulare kanë qenë faktorë kyç në rritjen e kërkesës si dhe lëshimi i iPhone 5C 8 GB duhet të ketë ndikuar si pjesë e një programi për rritjen e performancës së shitjeve të pajisjeve nga vetë ana e kompanisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>