Harduer

Analistët e Apple presin iPhone-in e ri në vjeshtë dhe një SmartWatch në 2014-n

Apr 26 2013
0 Shpërndarje
Analistët e Apple presin iPhone-in e ri në vjeshtë dhe një SmartWatch në 2014-n

Nuk ka iPhone 5S deri në shtator ose tetor. Një SmartTV në fund të 2013-s, ndërsa iPhone me ekran më të madh se ato që ofrohen aktualisht si dhe një Smartwatch do të vijnë në vitin 2014.

Këto janë disa nga parashikimet e bëra prej analistëve më të njohur, të cilët janë bazuar në ato se çfarë tha CEO-ja i Apple, Tim Cook, gjatë prezantimit të rezultateve financiare të tremujorit të kaluar. Faktikisht, ai nuk përmendi në asnjë moment iPhone 5S apo smartTV ose Smartwatch.

Ajo që tha konkretisht ishte se Apple “po punon fort në disa produkte harduere, softuere dhe shërbime të reja të cilat mezi po presim t’i prezantojmë gjatë vjeshtës së këtij viti si dhe gjatë 2014-s në disa kategori të reja.”

Për sa i përket dyshimeve nëse Apple mund të realizoje një iPhone me ekran më të madh se 4 inç (ekrani aktual i iPhone 5), Cook u shpreh se për momentin kjo nuk është në listën e gjërave për t’u bërë.

Ai theksoi se ndërsa industria e telefonëve ka bërë disa kompromise lidhur me madhësinë e ekraneve të smartfonëve, duke sjellë në treg telefonë me ekran të madh, Apple nuk do të prodhojë një iPhone të tillë për sa kohë të ekzistojnë këto kompromise.

Megjithatë, analistët parashikojnë se ardhja e iPhone 5S në treg në vjeshtën e këtij viti, është më e mundshmja. Gjithsesi, është ende herë për të folur mbi karakteristikat fizike apo softuerike të telefonit. (PCWorld Albanian)

iPhone smartwatch

Lajmet e fundit>