Biznes

Analistët: Shitjet e Samsung Galaxy S5 mund të zhgënjejnë në tre muajt e parë

Mar 11 2014
0 Shpërndarje
Analistët: Shitjet e Samsung Galaxy S5 mund të zhgënjejnë në tre muajt e parë

Samsung-Galaxy-S5-5Samsung Galaxy S4 ishte një goditje e madhe vitin e shkuar. Kompania Koreano-Jugore shiti 20 milion njësi në gjithë botën në tre muajt e parë pas lëshimit të pajisjes. A do të ndjekë performancën e paraardhësit,Galaxy S5 ? Sipas analistit të IM Investment & Securities, Lee Min-hee, cituar nga Reuters, shitjet e Galaxy S5 mund të jenë më pak se 20 milion njësi të shitura tre muaj.

Një nga arsyet për këtë mund të jetë fakti se të tre kompanitë mobile në Korenë e Jugut, janë përjashtuar nga lançimi i smartfonëve të rinj për një periudhë që fillon nga ky muaj deri në fund të muajit maj. Për shembull, Korean Telecom,(kompania më e madhe në vend) nuk do të mundet të shtojë konsumatorë të rinj dhe as pajisje duke filluar nga 5 prilli deri më 19 maj.

Pra, kur Samsung të lëshojë Galaxy S5 më 11 prill, nuk do të jetë në gjendje ta shesë në ato shifra ashtu siç do donte në “shtëpinë” e saj. Megjithëkëtë, Lee Min- Hee beson se duke përfshirë përjashtimin që iu është bërë kompanive dhe mungesa e përmirësimeve të ndjeshme në harduer do të ndikojnë në shitjet fillestarë të Galaxy S5.

Duhet të përmendim se më shumë se 70% e popullsisë së Koresë(50 milion) ka të paktën një smartfon. Kompanitë mobile të vendit janë përjashtuar nga prezantimi i pajisjeve të reja sepse kanë thyer ligjin duke përvetësuar 250 $ më shumë sesa kostoja e telefonëve të tyre. Samsung njoftoi se përdoruesit që do të blejnë Galaxy S5 do të marrin përmbajtje dhe kontrata me vlerë 600 dollarë në smartfonin e tyre. Kjo mbetet për tu parë nëse do të rrisë sadopak shitjet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>