Analiza

Analisti i Mizuho Securities: iPhone 6 mund të vijë në korrik, iOS 8 mund të zgjerojë aftësitë e TouchID

Feb 27 2014
0 Shpërndarje
Analisti i Mizuho Securities: iPhone 6 mund të vijë në korrik, iOS 8 mund të zgjerojë aftësitë e TouchID

iPhone-6-could-come-in-July-and-iOS-8-may-expand-TouchID-capabilitiesQarkullojnë informacione të pakonfirmuara rreth iPhone 6 dhe iOS 8 se do të shfaqen brenda këtij viti, por një nga objektivat kryesorë të këtyre thashethemeve tani është data e prezantimit të iPhone 6. Drejtori Ekzekutiv i Apple Tim Cook ka lënë të nënkuptohet se pajisjet e reja iOS nuk do të prezantohen përpara vjeshtës së këtij viti, e cila është koha kur çdo vit lançohen këto pajisje. Por, kjo nuk i ndalon analistët të deklarojnë se iPhone 6 mund të vije shumë më herët, mbase nga muaji korrik.

Ky parashikim vjen nga analisti i Mizuho Securities, Abhey Lamba, i cili ka mbajtur vëmendjen drejt zinxhirit të furnizimit nga Azia për kompaninë dhe thotë që mesa duket Apple mund të sjellë këtë produkt së shpejti. Kaq shpejt saqë ekziston mundësia që muaji korrik të jetë edhe koha e prezantimit. Siç ne kemi folur më parë, mendohet se iPhone 6 do të jetë rreth 4.7 inç, me një mundësi deri në 5.5 inç (phabet) dhe do të lançohet nga fundi i vitit 2014.

Spekulimet vazhdojnë të tregojnë për një lançim të iWatch (konkurrenti i Galaxy Gear) në gjysmën e dytë të vitit. Dhe për ta mbyllur këtë informacion, Lamba thotë se iOS 8 do të rrisë aksesin dhe aftësitë e TouchID tek aplikacionet e duarve të treta, që do të thotë të përdorësh sensorin për të bërë edhe blerje përmes bankës dhe më tepër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>