Analiza

Analiza e gjakut do të realizohet edhe në ekranët e smartfonëve

Mar 20 2014
0 Shpërndarje
Analiza e gjakut do të realizohet edhe në ekranët e smartfonëve

smartphone-screen-sensorPër shumicën e përdoruesve mund të tingëllojë si diçka vërtet interesante, por diçka si kjo i vjen më shumë në ndihmë personave që mund të kenë sëmundje në lidhje me gjakun (si antikoalugim) për analiza të shpejta. E për këto analiza për monitorim të shpejtë, profesionistët e shëndetit tashmë mund t’i marrin informacionet drejtpërdrejt nga një smartfon.

Testet nuk kanë qenë kurrë më të lehtë e kjo falë një kompanie të re të quajtur Qloudlab, kompani zvicerane e inxhinierisë mikroskopike në një nga universitetet teknologjike të Zvicrës. Sipas asaj që ata po planifikojnë, pacientët mund të përdorin ekranët me prekje të telefonëve të tyre (mbase mund të adoptohet edhe në pajisje të tjera si tabletë) për të testuar koalugimin e gjakut, qoftë nga shtëpia apo kudo.

Mbetet një test gjaku e normalisht që e kërkon minimalisht një pikë gjaku. Kjo mund të tingëllojë pak si e çuditshme apo e rrezikshme para një telefoni, e aq më e çuditshme që kjo pikë të hidhet në ekranin e një telefoni.

Por teorikisht duket një praktikë e mirë dhe e parrezikshme (si për telefonin ashtu edhe për përdoruesin) dhe e studiuar mirë, edhe pse nuk pritet të lançohet para vitit 2015 si teknologji. Për të bërë testin, përdoruesit duhet të përdorin një stiker të vogël plastik. Stikeri është vetëm disa mikrometra i hollë dhe është i tipit mikrofluidik, që do të thotë se ka disa kanale miniskule që thithin pikën e gjakut që pikohet pasi stikeri ngjitet në ekran. Ndërkohë që gjaku kalon në mikrokanalet e stikerit, gjaku bie në kontakt me një molekulë që nis një proces koalugimi.

Në këtë moment hyn në veprim ekrani me prekje. Përdorimi i sensorit mund të vendosë se ku po preket ekrani (vendi ku ndërpritet fusha elektrike e ekranit). Ekrani mund të përcaktojë me saktësi maksimale se kur dhe ku po lëviz gjaku përmes mikrokanaleve në sipërfaqen ku stikeri është ngjitur me ekranin.

Edhe pse ekrani i interpreton thjesht si lëvizje të zakonta ato rrjedhje të gjakut, aplikacioni i Qloudlab i merr të dhënat nga ekrani dhe i “përkthen” në sinjale për të lexuar koalugimin e gjakut. Nëse kjo teknologji funksionon ashtu siç është në teori e skica deri tani, kjo mund të jetë një ndihmë shumë e madhe për përdorues që kanë probleme shëndetësore me gjakun duke e testuar kurdo që nuk ndihen mirë e duke ia dërguar menjëherë mjekëve rezultatet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>