Analiza

Analizat statistikore gjejnë që Google ndalon 35% të shërbimeve të veta

Jun 3 2013
0 Shpërndarje
Analizat statistikore gjejnë që Google ndalon 35% të shërbimeve të veta

Një analizë statistikore e gjurmëve të regjistrimeve të Google ka gjetur që më tepër se një në çdo gjashtë shërbime të Google përfundon duke u shuar.

Gwern.net së fundi publikoi një analizë gjithëpërfshirëse të lëshimeve të Google gjatë viteve si përpjekje për të gjetur mostrat e mbylljeve dhe mbase mund të parashikohet se cilat shërbime të tanishme dhe të reja mund të mbyllen në të ardhmen.

Duke e bërë këtë, faqja gjeti që një pjesë mjaft e madhe e produkteve të Google, 35 për qind, janë mbyllur gjatë viteve të fundit. Nga studimi u synua të gjendeshin pjesë të përbashkëta në mesin e produkteve të Google që kanë mbijetuar gjatë viteve dhe ka gjetur disa. Shërbimet e Google që janë drejtpërsëdrejti fitimprurëse kanë tendenca që të mbesin, siç janë produktet e Google për reklama. Produktet shoqërore zakonisht nuk janë aq fatlume dhe as blerjet e Google.

Produktet e zhvilluara nga fillimi deri në fund nga vetë ndërmarrja kanë më tepër gjasë që t’i mbijetojnë provës kohore. Studimi nga Gwern.net është mjaft i gjetur dhe mund të ndihmojë njerëzit që të mos ndikohen shumë për shkak të adoptimit të shërbimeve të reja të Google që kanë një gjasë të madhe për t’u mbyllur.

Teksa përdoruesit e Google Reader mundohen që të gjejnë alternativa përpara se Google të mbyllë dyert e këtij shërbimi këtë verë, ky studim nuk do të mund të vinte në një kohë më të mirë. (PCWorld Albanian)

google ndales

Tags >

Google
Lajmet e fundit>