Analiza

Analizë: A e ka Europa pushtetin të “përçajë” Google

Nov 27 2014
0 Shpërndarje
Analizë: A e ka Europa pushtetin të “përçajë” Google

f1b7ae86-9956-4bb8-be06-fb859389f819-620x372Anëtarët e Parlamentit Europian do të përballen me Komisionin Europian lidhur me pozitën dominuese të motorit të kërkimit për të vendosur nëse duhet të ndahet nga pjesa tjetër e kompanisë. Parlamenti Europian është i gatshëm për të votuar një ndarje të Google, një përpjekje që përshkallëzon më tej mosbesimin ndaj kompanisë së motorit të kërkimit. Një mocion është diskutuar dy ditë më parë në Strasburg, ndërsa pritet edhe votimi. Një pjesë e madhe e analistëve e kanë quajtur një politizim të çështjes. Ky mocion mendohet ti kalojë për miratim EPP dhe Socialistëve që përbëjnë dy forcat kryesore në parlament.

“Është një sinjal shumë i keq”, tha Mario Mariniello, një zyrtar për Wall Street Journal. “Politizimi tashmë po shkon drejt ekstremeve”. Parlamenti nuk ka fuqinë që të ndërhyjë deri në atë pikë sa të kërkojë ndarjen e një kompanie të tillë, por ata mund të bëjnë presion mbi Komisionin Europian, i cili ka edhe fuqi rregullatore mbi kompanitë që operojnë në Europë.

Që nga raportet ku u sinjalizua se po vinte një mocion i tillë, autorët e saj janë përpjekur të minimizojnë sugjerimet e një ndarje të Google duke pretenduar se ky është vetëm një nga opsionet e shumta që ekzistojnë. Gunther Oettinger, komisioneri në detyrë për ekonominë dixhitale e ka kundërshtuar gjithashtu mocionin. Ai tha për gazetarin gjerman Roland Tichy se “ndarja dhe shpronësimi” nuk ishte një opsion dhe të tilla masa duhet të jenë mjete të ekonomisë së planifikuar dhe jo ekonomisë së tregtisë.

Zëvendës Presidenti i Komisionit Europian, Andrus Ansip gjithashtu u tregua i rezervuar lidhur me këtë çështje duke deklaruar : “Nuk jam në gjendje të them akoma se kjo kompani duhet të ndahet”. Komisioni Europian e hapi përsëri hetimin për mocionin e mosbesimit ndaj motorit të kërkimit të Google. E gjitha filloi kur spanjolli Joaquin Almunia kërkoi që të largoheshin disa lidhje nga motori i kërkimit të cilat parimisht nuk duhej të ekzistonin. Më pas, shefi i mocionit të mosbesimit të komisionit Europian u përball me disa përgjigje mjaft negative lidhur me propozimin e Komisionit Europian. Më vonë ai tha se Google mund të përballej me një gjobë prej 10 % të gjithë të ardhurave globale të kompanisë, afro 6 miliardë dollarë.

Disa prej politikanëve të posteve të larta në SHBA kanë paralajmëruar parlamentin që të mbajë larg politikën nga autoritetet rregullatore. Kryetari i komitetit të drejtësisë, Bob Goodlatte, shkroi një letër për liderët e Parlamentit Europian duke thënë se ishte i habitur nga mocioni. Sipas tij ky mocion nxiste një detyrim ligjor i cili është i motivuar nga politika dhe jo e bazuar në parime faktike dhe ligjore.

Misioni amerikan në Europë gjithashtu citoi se e shihte si një kërcënim mocionin duke thënë se është i rëndësishëm proçesi i identifikimit të dëmeve që i bëhet konkurrencës, por implementime të tilla të detyrimeve ligjore duhet të jenë të bazuar në konkluzione objektive jo të politizohen.

Pasi mocioni parlamentar u votua ashtu siç pritej, tashmë është në dorën e Komisionit Europian. Çdo vendim mund të marrë vite që të implementohet tërësisht. Sidoqoftë komentet e Oettinger shërbejnë si një indikator se Komisioni mund të përballet me presionin e parlamentit në drejtim të zbatimit të ndarjes së kompanisë. Google akoma nuk ka bërë asnjë koment lidhur me çështjen. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>