Analiza

Analizë: AVG Anti-virus i blerë apo AVG Anti-virus falas?

May 17 2012
0 Shpërndarje
Analizë: AVG Anti-virus i blerë apo AVG Anti-virus falas?

Ka shumë programe anti-virus falas në dispozicion, ku disa prej tyre me të vërtet janë të mirë, prandaj shtrohet  pyetja pse të paguajmë për ta kur mund ta mbroni kompjuterin tuaj falas. Përgjigja është e thjeshtë. Ju merrni qka paguani dhe asgjë nuk zgjat shumë pa pagesë.

Të krahasojmë AVG Anti-virus me pagesë me atë falas. Versioni falas ofron mbrojtje kur shfletojmë internetin ose rrjetet sociale. Ky version krahason kërcënimet e mundshme me regjistrin e saj të kërcënimeve dhe mban kompjuterin tuaj të sigurt. Mangësia e tij është që nuk skenon (heton) skedarët (dosjet) të cilat jeni duke i shkarkuar prej internetit në kompjuterin tuaj, nuk ofron mbrojtje për firewall e as nuk skenon emailin tuaj për spam dhe linqe të dyshimta. Nëse shpërndani skedarë apo bleni diqka online juve ju duhet më shumë mbrojtje se sa që ky version falas mund të ofroj.

AVG Anti-virus ballafaqohet me një numër të madh të kërcënimevë virale ndaj të cilave kompjuteri i juaj është i pambrojtur kur ju jeni të kyqur në internet apo ndonjë rrjet. Instalimi i programit anti-virus dhe skenimi i rregullt është baza e mbrojtjes të kompjuterit tuaj, por jo të gjitha kërcënimet janë të njohura. AVG Anti-virus skenon kompjuterin tuaj duke krahasuar dosjet tuaja me regjistrin e saj të kërcënimeve që ajo i njeh. Rifreskimi i këtij regjistri të AVG-së bëhet për çdo ditë, por ka edhe mundësinë e shpërndarjes, nga shfrytezuesit e saj, të të dhënave të infektimeve të reja kur ndodhin ato. Kjo mundësi lejon programin që të merret me këto kërcënime menjëherë si të ndodhin.

Virusët nuk janë kërcënimet e vetme të kompjuterit tuaj. Ndoshta më të dëmshme për performancën e kompjuterit tuaj janë kërcënimet malware dhe spyware që operojnë, pa dijeninë tuaj, në prapavijë të hard diskut tuaj. AVG Anti-virus ballafaqohet poashtu edhe me këto kërcënime, dhe rregullisht i pastron këto aplikacione që mundësojnë zbulimin e informacioneve të ndjeshme që i keni të ruajtura në kompjuterin tuaj. Versioni falas nuk e ka këtë mundësi.

Nëse ju shpenzoni shumë kohë në bisedime (chat), apo komunikoni me ndonjë lloj të messenger-it dhe përdorni versionin e AVG Anti-virus me pagesë ka më shumë kuptim sesa ta përdorni atë falas. Duke hapur dritaren e bisedës atëherë është mundësia që kompjuteri të jetë i pambrojtur nga sulmet e ashtuquajtura pas dere “back-door,” të cilët nuk mund të pastrohen me versionin falas të këtij programi. Versioni me pagesë ofron një mbrojtje të kësaj dritareje të bisedimit dhe poashtu  skenon, përveq portit të hapur, të gjitha portet e komunikimit në kompjuterin tuaj për të ndaluar ndonjë sulm të fshehtë në dosjet tuaja.

Versioni me pagesë ka një problem që ai falas nuk e ka, e ky është  koha e ngritjes (boot-up) e një kompjuteri mesatar. Version falas ka një ndikim minimal në kohën që merr kur ju e ndizni kompjuterin tuaj, kurse versioni me pagesë bën që ky proces të jetë më i gjatë, por kjo është  një pengesë e vogël duke marr parasysh ato specifikacione që cekëm më lartë.

Një tjetër çështje me rëndësi që duhet pasur parasysh është numri i kompjuterëve që ju nevojitet për mbrojtje me blerjen e këtij program. Si shumica e progameve falas, edhe AVG anti-virus falas ka licencë vetëm për një kompjuter dhe atë vetëm për përdorim të kompjuterëve shtëpiak kurse për më shumë licenca duhet ta keni versionin me pagesë.

A do ta përdorni versionin falas apo me pagesë, AVG Anti-virus është një zgjidhje solide. Do të bëjë mbrojtjen e kompjuterit tuaj dhe nëse hasni në ndonjë telashe lidhur me këtë program, është e mundshme mbështetja teknike përmes bisedës direkte (live chat) ose emailit.  (PCWorld Albanian)

 

Tags >

antivirus
Lajmet e fundit>