Analiza

Analizë: Përse kompania Microsoft po e ofron falas kalimin në Windows 10 edhe për piratët?

Mar 21 2015
0 Shpërndarje
Analizë: Përse kompania Microsoft po e ofron falas kalimin në Windows 10 edhe për piratët?

Microsoft-windows-10-logoAskush nuk e priste që Windows 10 të vinte falas. Në fakt kjo lëvizje e kompanisë duket shumë e pazakontë, dhe mendohet se ka ardhur si arsye e mos suksesit të saj në Windows 8.

Shefi ekzekutiv i Windows, Terry Myerson ka shpjeguar ditën e djeshme se ata po i përmirësojnë të gjithë kompjuterat e kualifikuar, me apo pa genuine, drejt Windows 10. Më pas një zëdhënës i Microsoftit u shpreh për The Verge: “Të gjithë përdoruesit mund të përdorin tani Windows 10, duke përfshirë edhe ata të cilët zotërojnë kopje pirate të Windows.”

Pra, siç mund të kuptojmë, edhe nëse ju jeni të pajisur me një Windows 7 apo Windows 8 të paligjshëm ju mund ta kaloni atë falas në Windows 10.

Të gjithë mund të sjellim ndërmend përpjekjet e shumta të kompanisë Microsoft në luftën kundra piraterisë, por mesa duket tashmë liçensimi është duke u kthyer në një faktor jo shumë të rëndësishëm në modelin e tyre të të ardhurave. Nëse dikur përqindja e liçensimit midis Windows dhe Office ka qenë 23, këtë vit kjo përqindje ka rënë deri në 16%. Me fjalë të tjera, mund të konkludojmë se me anën e një kopje ligjore të Windows, edhe piratët mund të përdorin produktet e Microsoft si Office 365 dhe Skype.

Në Kinë, thuajse më tepër se tre të katërtat e të gjithë software-ve kompjuterikë janë të piratuar, duke përfshirë këtu edhe Windows. Prandaj kjo lëvizje e tanishme nga kompania duket se po pretendon kthimin e të gjithë përdoruesve piratë në përdorues legjitim, dhe kjo gjë mund të bëhet lehtësisht nëse ata e dëshirojnë diçka të tillë. Në fakt, përdoruesit në mbarë globin mund të hasen me kopje të piratuara të sistemit operativ, ndonjëherë edhe aksidentalisht, prandaj si kundër argument kompania Microsoft po inkurajon piraterinë duke ofruar amnisti me Windows 10. Sepse siç mund të kuptohet, nëse ju jeni një përdorues i Windows XP, shanset janë që ju nuk mund të piratoni një sistem operimi të plotë. Por nëse jeni një pirat kompjuterik, i cili ja ka dalë me sukses të instalojë kopjen ilegale të Windows 7 dhe Windows 8, shanset janë shumë të larta që do të bëni të njëjtën gjë edhe me Windows 10, nëse ai nuk do të ishte falas. 

Lançimi i Windows 10, i cili pritet të vijë këtë verë, duket se i lë kohë edhe OS që të bëhet falas deri atëhere për hir të konkurencës. Megjithatë, problemi më i madh i Microsoft për momentin, duket se është për përdoruesit e Windows XP ose përdoruesit më të hershëm. Kurse, për përdoruesit e Windows 7 ose 8, kalimi në Windows 10 mund të bëhet vetëm me një përditësim. Megjithatë Microsoft po vazhdon të punojë për një përditësim tërësisht të automatizuar.

Nga ana tjetër, Microsoft po punon për luftimin e piraterisë. Piratët munden ende që të bëjnë një përditësim në Windows 10, por versioni që do të mund të marrin ata, do të jetë i paliçencuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>