Analiza

“Anatomia” e CEO-ve më të suksesshëm në botë (Infografik)

Sep 24 2013
0 Shpërndarje
“Anatomia” e CEO-ve më të suksesshëm në botë (Infografik)

zuckerberg2Në infografikun e mëposhtëm përfshihen rezultatet e një studimi që ka pasur për qëllim identifikimin e karakteristikave të përbashkëta të CEO-ve më të suksesshëm në botë.

Ja se çfarë është zbuluar:

Steve Jobs, themeluesi i Apple, vazhdon të kryesojë listën e CEO-ve që kanë performuar më mirë edhe dy vjet pas vdekjes. Pothuajse 97% e CEO-ve janë të martuar dhe kanë mesatarisht 3.1 fëmijë.

Pothuajse të gjithë (99%) kanë përfunduar studimet Bachelor dhe çuditërisht vetëm 29% e tyre kanë një master në Administrim Biznesi. Në listën e 100 CEO-ve më të suksesshëm vetëm 2 prej tyre janë femra, ndërsa 98% janë meshkuj.

Për më tepër të dhëna mund të shihni me detaje infografikun e mëposhtëm.

Si përfundim vlen të theksojmë se është e vërtetë që CEO-t e suksesshëm kanë disa karakteristika të përbashkëta, por ata ndryshojnë edhe shumë nga njëri-tjetri. Liderët e mëdhenj nuk preferojnë t’i përmbahen një modeli të caktuar, ata thjesht bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë dhe e ndryshojnë atë model. (PCWorld Albanian)

small-infographic-top-performing-ces

Lajmet e fundit>