Softuer

Andorid po popullarizohet tek zhvilluesit

Apr 1 2010
0 Shpërndarje
Andorid po popullarizohet tek zhvilluesit

Kjo mund të ndryshojë pasi një hulumtim i ri i kryer me zhvillues të aplikacioneve ka shpalosur se zhvilluesit janë më të interesuar në platformën Android të Google.

Dihet se Apple iPad është afër paraqitjes në treg, dhe zhvilluesit padyshim që kanë dëshirë të madhe që të prezantojnë aplikacionet e tyre në këtë platformë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Duket se këtë trend po e përcjellin shumë zhvillues të vegjël të aplikacioneve të cilët po nguten që të jenë një prej të parëve me aplikacione të gatshme për iPad, por duket se zhvilluesit më të mëdhenj nuk ndajnë të njëjtin mendim, pasi që fokusimi i tyre është drejtë platformës Android të Google dhe zgjerim i mëtutjeshëm në platformat Blackberry dhe Windows 7.

Është ditur qysh në fillim të vitit 2010 se ky do të jetë një vit i madh për platformën Android të Google dhe çdo ditë, më shumë zhvillues po e shohin këtë si një opsion të vlefshëm ndaj Apple iPhone OS, gjë që mund ta bëjë këtë platformë shumë më të popullarizuar me paraqitjen e aplikacioneve të reja.

Me lansimin e një numri të ri të celularëve të mençur të bazuar në Android gjatë këtij viti, gjasat janë të mëdha që kjo do të ndihmojë në rritjen e popullaritetit të Android, megjithëse kjo duhet të bëjë ende shumë përparim nëse dëshiron të zë hapin me platformën iPhone të Apple.

Lajmet e fundit>