Softuer

Android 2.2 paraqitet zyrtarisht për Nexus One

Jun 29 2010
0 Shpërndarje
Android 2.2 paraqitet zyrtarisht për Nexus One

Të gjithë pronarët e Nexus One së shpejti do të duhej të njoftohen përmes një paralajmërimi në shirtin e njoftimeve, që u bënë me dije për të shkarkuar versionin më të ri Android 2.2 (që njihet edhe si Froyo).

Sipas blogut zyrtar të Nexus One, përditësimi do të paraqitet tek të gjithë celularët Nexus One deri në fund të javës. Android 2.2 në mesin e shumë veçorive ka edhe përkrahjen e versionit më të ri Adobe Flash 10.1.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se HTC Hero do të pranojë Android 2.1, kurse disa modele tjera si HTC Legend, HTC Desire dhe HTC Wildfire do të kenë gati Android 2.2 në çerekun e tretë të këtij viti.

Lajmet e fundit>