Harduer

Android 4.0 për Motorola ende larg

Feb 17 2012
0 Shpërndarje
Android 4.0 për Motorola ende larg

Nëse keni pritur për lajmet se kur Motorola do të sjellë versionin Ice Cream Sandwich tek telefoni juaj, i cili është i gatshëm për përditësim në këtë version, kemi disa lajme të mira, pasi që ndërmarrja ka ofruar disa data të përafërta. Fatkeqësisht, ende duhet të pritni për ta provuar këtë system.

Motorola ka përditësuar orarin e lëshimit, duke treguar jo vetëm për cilat pajisje do të funksionojë Ice Cream Sandwich, por gjithashtu kur do ta lëshojnë. Për banorët e Shteteve të Bashkuara të cilët e kanë një Xoom me Wi-Fi, atëherë mundësitë janë që përditësimi tashmë ka dale dhe Family Edition për tablet do të shohë përditësimin e vet gjatë çerekut të katërt, dikur mes prillit dhe qershorit.

Këtu edhe mbaron lajmi i mirë, pasi që për një përdorues në Shtetet e Bashkuara që ka Atrix 2, Photon 4G, Xyboard 8.2 dhe Xyboard 10.1 nuk do të fillojë përditësimi në Android 4.0 Ice Cream Sandwich deri në çerekun e tretë – që është nga korriku deri në muajin shtator./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>