Lajmet

Android 5.0 Lollipop, do të jetë i disponueshëm vetëm familjen Xperia Z të telefonëve Sony

Mar 9 2015
0 Shpërndarje
Android 5.0 Lollipop, do të jetë i disponueshëm vetëm familjen Xperia Z të telefonëve Sony

Sony-Xperia-Z3-3-1280x853Nëse telefoni juaj inteligjent nga kompania Sony nuk e ka shkronjën “Z” në emrin e tij ai nuk është i klasifikuar për përditësimin Android 5.0 Lollipop. Sony e ka konfirmuar këtë gjë në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, duke u shprehur se përditësimi më I fundit softuerik nga Google do të vijë vetëm për familjen e Sony Xperia Z.

“Përditësimi Android 5.0 Lollipop do të jetë i disponueshëm vetëm për serinë e Xperia Z” është shprehur kompania për një klient, i cili kishte pyetur lidhur me përditësimin në telefonin e tij Xperia E1. “Kërkojmë falje”-shtoi Sony.

I njëjti mesazh është përcjellë edhe tek klientët e tjerë në Twitter që prej dates 4 mars.

Kjo gjë do të thotë se Xperia C3, E1, E3, M2, M2 Aqua, T2 Ultra dhe T3—të gjitha të lançuara vitin e kaluar—do të vazhdojnë të operojnë me sistemin operativ Android 4.4 Kitkat, thekson XperiaBlog.

Një gjë e tillë në fakt duket se e dëmton shumë këtë kompani e cila tashmë po bën përpjekje të mëdha në fushën e telefonëve inteligjentë. Të gjithë individët që zotërojnë një smartfon do të dëshironin të operonin me përditësime të fundit, veçanërisht nëse pajisja e tyre është prodhim i vitit të fundit.

Sidomos kur kompanitë si Motorola janë duke bërë përpjekje për sjelljen e versioneve më të fundit të Android edhe në pajisjet e tyre më të përballueshme, atëherë përse klientët do të dëshironin të blinin një smartfon nga Sony? (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>