Lajmet

Android 5.0 Lollipop do të përdoret edhe në Galaxy S4 dhe S5

Nov 4 2014
0 Shpërndarje
Android 5.0 Lollipop do të përdoret edhe në Galaxy S4 dhe S5

gsmarena_001Pajisja më e fundit e kompanisë teknologjike Samsung, telefoni inteligjent Galaxy S5 së shpejti do të jetë i gatshëm edhe me sistemin e ri operativ, atë Android 5.0 Lollipop. Për këtë arsye kompania gjithashtu ka lëshuar një video promocionale.

Bëhet e ditur se krahas telefonit Galaxy S5 edhe telefoni Galaxy S4 do të përditësohet në këtë sistem. Për sa i përket këtij telefoni pyetja që lind është se cili version i tij do të përditësohet, pasi siç e dimë Galaxy S4 ka modele të ndryshme. Burime të ndryshme sigurojnë se telefoni me procesor Exynos, Galaxy S4 me numër modeli I9500 do të jetë i pari që do të mbështesë sistemin Android 5.0 Lollipop.

Versionet e telefonit S4 me procesor Snapdragon 600 (modeli I9505) dhe S4 Active (modeli I9295) do të përditësohen më vonë me modelin e lartpërmendur. Pritet që përditësimi i këtyre modeleve të bëhet në të njëjtën kohë, pasi qendrat e tyre janë afër me njëra tjetrën. Më vonë me kalimin e kohës, do të përditësohen edhe modelet e tjera të Samsung Galaxy S4. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>