Softuer

Android 8.0 Oreo për Galaxy A3, A5 (2017), S7, S7 Edge dhe Tab S3 në zhvillim

Feb 7 2018
0 Shpërndarje
Samsung ende nuk ka publikuar versionin final të Oreo për Galaxy S8, por pritet të ndodhë në javët në vijim. Android 8.0 Oreo për Galaxy A3, A5 (2017), S7, S7 Edge dhe Tab S3 në zhvillim

Pasi kompletoi Android 8.0 Oreo beta për Galaxy S8, Samsung do të kthejë vëmendjen nga pajisjet e tjera e disa prej tyre i dimë tashmë.

Ndërsa padyshim Note 8 do të jetë prioriteti kryesor i Samsung, një raport i ri na SamMobile dhe GalaxyClub thotë se Galaxy S7, Galaxy S7 Edge, Galaxy A5 2017, A3 2017 dhe Galaxy Tab S3 janë në objektivat e kompanisë.

Samsung ende nuk ka publikuar versionin final të Oreo për Galaxy S8, por pritet të ndodhë në javët në vijim.

Për Galaxy Note 8 nuk ka pasur asnjë informacion. Ndërsa do të duhen muaj përpara se këto përditësime të mbërrijnë, ajo që është e qartë për ne është radhë e pajisjeve që do të kalojnë në Oreo 8.0.

Gjithashtu është përfolur se kësaj liste do ti bashkohet Galaxy S6, e do të ishte me të vërtetë çudi nëse ndodh. Galaxy S6 ka debutuar në 2015-ën me Android 5.0.2 Lollipop. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>