Analiza

Android 8.0 Oreo rritet minimalisht, Marshmallow versioni më popullor

Nov 15 2017
0 Shpërndarje
Marshmallow, versioni më popullor i Android aktualisht, ra me 1.1 pikë përqindjeje në 30.9%. Lollipop 5.0 dhe 5.1 së bashku përbëjnë 27.2%. Android 8.0 Oreo rritet minimalisht, Marshmallow versioni më popullor

Pavarësisht debutimit në Gusht, Android Oreo 8.0 u shfaq zyrtarisht muajin e kaluar në listën e versioneve më të përdorur të sistemit operativ mobil më popullor në botë.

Gjatë Nëntorit, Oreo pati një rritje minimale ndërsa Nougat vijoi ekspansionin në kurriz të versioneve më të vjetra.

Pas plot gjashtë javësh në këtë listë, versioni më i fundit i Android u rrit me vetëm 0.3%.

Aktualisht Oreo është i disponueshëm përmes Pixel 2, Pixel 2 XL si dhe linjën Sony Xperia XZ1.

Modelet më të vjetra Pixel dhe Nexus janë përditësuar ndërsa prodhuesit e tjerë janë vetëm në fazat e para të zhvillimit të sistemit operativ për produktet e tyre.

Këtu përfshihen Samsung dhe Huawei me flagshipët e tyre të fundit. Por ka pasur edhe telefonë të rinj me Oreo nga HTC dhe Huawei që kanë debutuar javët e fundit.

Nëse flasim për Android 7.0 Nougat, ai u rrit me 1.8 pikë përqindjeje në 17.6% ndërsa 7.1 u rrit me 3%. Të dy së bashku zënë 20.6% të pajisjeve, një rritje e dukshme krahasuar me adoptimin prej 17.8% një muaj më parë.

Marshmallow, versioni më popullor i Android aktualisht, ra me 1.1 pikë përqindjeje në 30.9%. Lollipop 5.0 dhe 5.1 së bashku përbëjnë 27.2%.

KitKat gjendet në 13.8%, Jelly Bean në 6.2% ndërsa Ice Cream Sandwich dhe Gingerbread janë nën 0.5%.

Këto shifra vinë nga dyqani i aplikacioneve të Google dhe janë përpiluar gjashtë një periudhe 7 ditore e mbyllur me datën 9 Nëntor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>