Lajmet

Android 8.1 Oreo do të tregojë shpejtësisë e rrjeteve Wi-Fi përpara se të lidheni

Jan 24 2018
0 Shpërndarje
Etiketa “Slow” do të thotë se rrjeti është mjaftueshëm për të kryer telefonata dhe dërguar mesazhe. “OK” është i pranueshëm për vizitimin e sajteve, medias social dhe dëgjimin e muzikës. Android 8.1 Oreo do të tregojë shpejtësisë e rrjeteve Wi-Fi përpara se të lidheni

Google do të prezantojë një veçori të re në Android 8.1 Oreo e cila tregon sesa i shpejtë është një rrjet përpara se të lidheni.

Funksioni do tu kursejë kohë për tu lidhur me një rrjet wireless i cili mund të ketë sinjal të fortë por mund të rezultojë më i ngadaltë se rrjeti celular.

Kutitë informuese të shpejtësisë shfaqen ngjitur me simbolin e fuqisë së sinjalit Wi-Fi me etiketat: Slow, OK, Fast dhe Very Fast.

Etiketa “Slow” do të thotë se rrjeti është mjaftueshëm për të kryer telefonata dhe dërguar mesazhe. “OK” është i pranueshëm për vizitimin e sajteve, medias social dhe dëgjimin e muzikës.

Fast” tregon se shpejtësia mjafton për shikimin e pjesës më të madhe të videove ndërsa “Very Fast” do të thotë se mund të shikoni video në cilësi të lartë.

  • Slow = 0 – 1Mbps
  • OK = 1Mbps – 5Mbps
  • Fast = 5Mbps – 20Mbps
  • Very Fast = 20Mbps+

Përdoruesit mund të fikin veçorinë nëse nuk duan këtë lloj informacioni. Veçoria është prezantuar në Dhjetor dhe vetëm tani ka filluar të ofrohet në telefonët e parë. /PCWorld Albanian

Tags >

android
Lajmet e fundit>