Lajmet

Android 9 Pie Go Edition debuton në Vjeshtë

Aug 16 2018
0 Shpërndarje
Kërkesa modeste për harduerë e bëjnë këtë version joshës për pajisjet “low-cost” dhe një opsion solid për tregjet në zhvillim. Android 9 Pie Go Edition debuton në Vjeshtë

Pak ditë pas prezantimit zyrtar të Android Pie, Google ka nisur përgatitjet për lançimin e versionit për pajisjet e rangut të ulët i njohur edhe si edicioni Go.

Android 9 Pie Go Edition do të debutojë këtë vjeshtë.

Ashtu si Android Oreo Go Edition, versioni më i fundit i sistemit operativ mund të shihet si një Android i reduktuar krahasuar me versionin e plotë i dizajnuar për të funksionuar tek pajisjet me 1GB RAM ose më pak.

Kërkesa modeste për harduerë e bëjnë këtë version joshës për pajisjet “low-cost” dhe një opsion solid për tregjet në zhvillim.

Normalisht Go Edition ndizet më shpejt sesa versioni standard i Android si dhe zë shumë më pak hapësirë në telefon.

Versioni i ri vjen me një panel të dedikuar për monitorimin e konsumit të të dhënave.

Ashtu si versioni i kaluar, Go Edition shoqërohet nga versionet Go të aplikacioneve të Google si Google Go, Youtube Go, Files Go dhe Maps Go.

Sipas Google sistemi operativ është aktualisht i disponueshëm në 200 pajisje në 120 vende të botës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>