Lajmet

Android apo iOS: Cili sistem operativ gjeneron trafikun më të madh mobile në Shqipëri

Mar 25 2014
0 Shpërndarje
Android apo iOS: Cili sistem operativ gjeneron trafikun më të madh mobile në Shqipëri

android-ios1Një pjesë e analistëve vlerësojnë se lufta mes sistemeve operative mobile nuk është më aq e ashpër sa më parë. Një pjesë prej nesh e dimë tashmë se iOS dominon në tregjet e zhvilluara, si ato perëndimore apo amerikane, ndërkohë që Androidi dominon fort në tregjet në zhvillim. Arsyeja kryesore është kostoja e këtyre pajisjeve.

Shifra që e tregon më mirë këtë gjë është pikërisht përdorueshmëria e smartfonëve në vende të ndryshme të botës. dotMobi ka kryer një studim duke përmbledhur të dhëna mbi pjesën më të madhe të shteteve të botes (101), e duke analizuar trafikun mobile që vjen nga secili prej tyre.

Harta e mëposhtme tregon se në cilat vende dominon iOS-i dhe në cilat Androidi. Ngjyra gri e errët vlen për iOS ndërsa e gjelbra për Androidin.

unnamed-730x321Në të vërejmë se iOS dominon trafikun mobile në 34 shtete, ndërsa Android në 67 të tjerat. Ajo që vihet re qartë është dominimi i iOS-it në tregjet perëndimore dhe në vendet e zhvilluara. Përsa i përket Shqipërisë, trafiku dominohet nga Androidi me rreth 82%. Afërsisht 18% e trafikut vjen nga pajisjet iOS. Krahasimet vlejnë vetëm për ndarjen e trafikut mes këtyre dy sistemeve operative. (PCWorld Albanian)

iOS-v-Android-global-split

Lajmet e fundit>