Biznes

Android arrin 75 përqind të tregut për pesë vjet

Nov 6 2012
0 Shpërndarje
Android arrin 75 përqind të tregut për pesë vjet

Duke ditur një përhapje aq të madhe të sistemit Android gjithandej, është e vështirë të besohet që ka ardhur vetëm para pesë vitesh.

Ishte pikërisht Open Handset Alliance që lajmëroi për platformën e re mobile të bazuar në Linux, pesë vjet më parë.

“Ky bashkëpunim do të ndihmojë në lëshimin e potencialit të teknologjisë mobile për miliarda përdorues përreth botës”,- tha kryetari dhe shefi ekzekutiv i Google në atë kohë, Eric Schmidt.

“Vizioni ynë është që platforma e fuqishme që po zbulojmë do të fuqizojë mijëra modele të ndryshme telefonike.”

136 milionë pajisje në tremujroin e tretë

Në fakt, Android ishte gjetur në çdo tre nga katër smartfonët e shitur gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, sipas ndërmarrjes që merret me hulumtimin e tregut, IDC.

Më saktësisht, nga 181.1 milionë smartfonë të shitur në mbarë botën në tremujorin e tretë të vitit 2012, 136 milionë njësi, ose 75 për qind, ishin pajisje Android, raportoi të enjten IDC.

Njëra nga pajisjet primare rritëse

Derisa rritja nga viti në vit e tregut është 46.4 për qind, e Androidit është pothuajse dyfishi i saj, prej 91.5 për qind, sipas IDC.

“Android ka qenë njëra nga pajisjet rritëse primare të tregut të smartfonëve që kur ishte lëshuar në vitin 2008”,- tha Ramon Llamas, që është menaxher hulumtues për telefona mobilë në IDC, duke iu referuar debutimit të telefonit të parë Android në atë vit.

“Në çdo vit që atëherë, Android me efikasitet ka rrugëtuar në treg dhe ka marrë prani të tregut nga gara”,- shtoi Llamas. “Për më tepër, kombinimi i prodhuesve të smartfonëve, operatorëve mobilë dhe përdoruesve që kanë përqafuar Android-in ka udhëhequr vëllim më të lartë të shitjeve.”

Larg nga vendi i dytë

Derisa iOS i Apple ishte vetëm një sistem tjetër mobil për të grumbulluar praninë dyshifrore në treg për tremujorin, ai ende mbante një vend të dytë të largët, tha IDC, siç është paraqitur në tabelën më sipër.

Ndërsa Windows Phone ka arritur në vitin e vet të dytë me një total prej vetëm 3.6 milionë njësi të shitura në mbarë botën. Android 4.2 “Jelly Bean”, që ishte lajmëruar në fundin e muajit të kaluar, së fundi doli në telefonin e ri Nexus 4 dhe në tabletët Nexus 7 dhe Nexus 10. (PC World Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>