Lajmet

Android dhe Samsung dominojnë tregun Europian të smartfonëve

Jul 2 2013
0 Shpërndarje
Android dhe Samsung dominojnë tregun Europian të smartfonëve

Shifrat e fundit të një kërkimi të realizuar nga Kantar WorldPanel ComTech na sigurojnë shumë fakte dhe informacione lidhur me gjendjen aktuale të tregut global të smartfonëve.

Të dhënat kryesore janë për vendet Europiane ku mund të themi se sistemi operativ Android ka arritur të zotërojë 70% të tregut, ndërkohë rivali primar ka vetëm 17.3% të tregut.

Është e vërtetë që tregu disponon pajisje të ndryshme me sistem Android megjithatë rezultatet e raportit kanë treguar se kompania dominuese është Samsung e cila zotëron 32.7% të tregut global pasi ka shitur plot 70 milion pajisje veteëm në tremujorin e parë të vitit 2013.

Pavarësisht se pozicioni i Samsung duket solid përsëri kompania duhet të tregohet e kujdesshme në vazhdim pasi përdoruesit e pajisjeve të saj duket të kenë një nivel besnikërie prej 59% ndërsa klientët e Apple tregojnë një nivel besnikërie prej 79%.

Përveç sistemit Android dhe iOS rezultatet e kërkimit treguan se Windows Phone zotëron 6.8% të tregut ndërsa Blackberry nuk duket shumë i fuqishëm për këtë vit pasi aktualisht zotëron vetëm 4.6% të tregut pasi ka pësuar një rënie drastike të shitjeve me 0.7%. (PCWorld Albanian)

Samsung android

Tags >

android
Lajmet e fundit>