Analiza

Android dominon përsëri tregun e pajisjeve mobile

May 11 2013
0 Shpërndarje
Android dominon përsëri tregun e pajisjeve mobile

android-logoSipas një raporti nga Canalys, Android dominoi tregun global të pajisjeve mobile në tremujorin e parë të këtij viti.

Në këtë treg ku përfshihen smartfonët, tabletët dhe notebook-ët u shitën rreth 308.7 milion njësi vetëm në tremujorin e kaluar që do të thotë se pati një rritje nga viti në vit prej 37.4%.

Në qoftë se marrim parasysh ndarjen e tregut sipas llojit të sistemeve operative raporti tregon se Android qëndron në vend të parë pasi rreth 59.5% të pajisjeve mobile të shitura kishin pikërisht këtë sistem, Apple qëndron në vend të dytë me një pjesë prej 19.3%, ndërsa Microsoft qëndron në vend të tretë me një pjesë prej 18.1%.

Duke marrë parasysh gjithë prodhuesit e mundshëm mund të themi se tregu i tabletëve është më i suksesshmi aktualisht pasi shitjet e kësaj pajisjeje u rritën me 106.1% këtë vit. Përhapja e tabletëve ka qenë shumë më e shpejtë se ajo e kompjuterëve.

android

Pavarësisht se Apple kryeson tregun e tabletëve duke zotëruar rreth 46.4% të tij vazhdon të mbetet mbrapa Android për herë të tretë, duke marrë parasysh periudha tremujore.

Përsa i përket shitjeve të notebook-ëve është vënë re një ulje prej 13.1% krahasuar me një vit më parë.

Ekzistojnë faktorë të ndryshëm që mundësojnë këtë shpërndarje të tregut dhe sigurisht impakti i tabletëve në të nuk duhet nënvlerësuar.

Kombinimi i mikroprocesorëve të bazuar në teknologjinë e ARM dhe Android ka mundësuar prodhimin e pajisjeve kompjuterike me çmim të ulët. Nëse Microsoft dhe Intel pretendojnë të kenë sukses në këtë treg shpërthyes atëherë do të ishte mirë që të ofronin çmime konkurruese për produktet e tyre. (PCWorld Albanian)

 

Tags >

android
Lajmet e fundit>