Lajmet

Android është i krijuar për pirateri

Jul 26 2012
0 Shpërndarje
Android është i krijuar për pirateri

Pas vendimit të Madfinger Games për të lansuar sërish një lojë Android falas pas një norme të lartë piraterie të pësuar, krijuesi i aplikacioneve të iOS dhe Mac, Mat Gemmell, ka analizuar këtë situatë.

Ai ka shkruar një postim të gjatë të quajtur “Closed for business” në të cilën ai shpjegon pse krijuesit e aplikacioneve për Android kanë vështirësi të bëjnë fitime.

Ajo çfarë thuhet pothuajse në të gjithë postimin është: I krijuar për pirateri, një model biznesi i thyer, si dhe liri në zgjedhje. Këto janë tre fjalitë nga çdo sektorë të cilat janë me vlerë të përmenden:

“Sistemi është i krijuar për pirateri që nga themelet. Ekzistenca e piraterisë nuk është surprizë, por është një faktor i pashmangshëm.”

“Pirateria nuk është ndonjë simptomë a sëmundje sociale. Pirateria është një simptomë e dështimit për të krijuar një model të frytshëm biznesi.”

Pjesa më e madhe e njerëzve që do të lexojnë blogun e tij do ta gjejnë interesant, dhe do vlerësojnë fjalën e tij “Kyçeni” duke u pasuar nga “Aplikacionet e mbyllura janë më të mira për biznes”. Problemi qëndron  se ai ka të drejtë. App Store ka më shumë fitimie për Apple sesa Google Play për Google. Gjithsesi “e kyçura” nuk është gjithmonë më e mira. Google duhet të sjellë disa aplikacione nga App Store në Google Play, kjo gjë vlenë dhe për Apple nga ana e kundërt.

Ekziston në fakt një nivel i ndërmjetëm midis aplikacioneve të Apple dhe Google, pasi asnjëra prej tyre nuk është perfekte. Fakti është që ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje, dhe do qëndrojnë kështu edhe për një kohë të gjatë. Në fund të fundit, dyqanet e aplikacioneve online janë një koncept i ri në fushën e biznesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>