Lajmet

Android for Work i disponueshëm për sipërmarrjet dhe njerëzit e biznesit

Apr 19 2015
0 Shpërndarje
Android for Work i disponueshëm për sipërmarrjet dhe njerëzit e biznesit

android-for-work-setup-s6edge-hero

Google ka publikuar “Android for Work”, një aplikacion për telefonët e vjetër Android përmes së cilit përdoruesit mund të krijojnë një hapësirë të veçantë dhe të sigurtë të aplikacioneve të punës dhe biznesit.

Aplikacioni qartëson planet e gjigandit të motorit të kërkimit Google. Kompania po përpiqet të tërheqë më shumë konsumatorë biznesi në platformën e saj Android.     

android-for-workA keni dëgjuar ose përdorur shërbimin BlackBerry Balance? Është e njëjta gjë me aplikacionin Android for Work ku qëllimi kryesor i tij është të ndajë gjërat tona personale nga ato të punës në një smartfon apo tablet të vetëm. Por edhe Samsung e kishte ofruar një funksionalitet të ngjashëm përmes kodit Knox.

Në Android Lollipop, Android for Work vjen i integruar ndërsa aplikacioni i shfaqur në dyqanin Play Store është për versionet nga Android 4.0 Ice Cream Sandwich gjer tek 4.4 KitKat.

Përmes këtij aplikacioni, admnistratorët e IT-së, njerëzit e biznesit por edhe konsumatorët e zakonshëm. Kjo është një goditje e qartë ndaj Apple e cila është lider në fushën e shërbimeve për sipërmarrjet dhe biznesin. Vitin e shkuar, iOS gjendej në 69 % të paisjeve të sipërmarrjeve ndërsa Android në 29 % të tyre. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>